Παρασκευή 12 Ιανουαρίου 2001

MJjaft më- Φτάνει πια

Të dashur bashkatdhetarë

Duke ju referuar lajmit të fundit nga Mas Mediat greke bëhet e ditur se në listat e viktimave të policisë shtohet edhe një emër tjetër. Bëhet fjalë për bashkatdhetarin tonë S. Shelniku që u godit për vdekje nga një polic i cili ndodhej jashtë shërbimit. Sipas Mas Medias greke por edhe të dhënave të policisë qëndrore viktima nuk ishte gjë tjeter vecse një “vagabond i degjeneruar” i cili ishte bërë problem si për bashkësinë shqiptare por edhe në shoqërinë greke. Nuk na interesion nëse vitkima ka pasur veprimtari pozitive apo negative. Ajo që na intereson është të godasim çdo lloj dore e cila kërcënon hapur ekzistencën tonë si shqiptarë në Greqi, çdo lloj dore e cila godet hapur dhe me lehtësinë dhe gjakftohtësinë më të madhe sa po dëgjon që ka të bëj me një shqiptar.A do të godiste vallë kjo dorë kaq lehtë një nështetas grek, apo një anglez, apo një francez?
Përsa i përket ngjarjes nga të thënat e ndryshme të dëshmitarëve okularë rezulton se policia ngriti një skenar të paqënë që të justifikonte aktin e saj barbar. Gjithashtu në bashkpunim me Mas Mediat greke dhe për të shuar urrejtjen që mund të krijohet këto ditë nga shqiptarët e konsideron këtë akt si një rast i veçantë. Sigurisht nuk na lejohet të biem në një grackë të tillë. Ky është vetëm një rast nga dhjetëra të tjerë këtë dhjetëvjeçarin e fundit cili tregon edhe një herë se kalendari racist po mbush akoma me emra dhe ngjarje ditët e tij. Këto vite të qëndrimit tonë në Greqi kemi njohur dhe jemi ndeshur me rastet më barbare si prej policisë dhe pushtetit shtetëror grek por edhe prej organizatave të ndryshme të ekstremit të djathtë, të cilët kanë shprehur një pakënaqësi te hapur kundrejt emigracionit dhe sidomos atij shqiptar.
Të gjitha këto u duk sikur do merrnin fund me procesin e ri të legalizimit. Ky proces u shoqërua nga disa pakënaqësi nga ana e emigrantëve të cilët kërkonin drejtësi dhe barazi nga ligji i ri. Megjithatë lindi edhe nje herë shpresa se emigrantët mund të integrojnë në shoqërinë greke për një jetë të qetë pa racizëm dhe pa ksenofobi. Por si duket kemi bërë gabim. E vetmja gjë që u legalizua ishte dhuna, paragjykimet, racizmi dhe shfrytëzimi.

Ka ardhur koha që të themi MJAFT MË. Mjaft më me viktima, mjaft më me dhunën dhe abuzimet e forcave policore, mjaft më shpifjet dhe propagandën raciste të mjeteve të dizinformimit publik, mjaft më me shrytëzimin dhe pasigurinë që e forcon atë. Është e nevojshme të afrohemi dhe të komunikojmë me njëri tjetrin për problemet shoqërore duke lënë mënjanë heshtjen dhe indiferentizmin. Heshtja dhe indiferentizmi le të bëhen urrejtje për këdo që na merr nëpër këmbë.
Ka ardhur koha që të dalim në rrugë dhe të ngrejmë zërin tonë ndaj padrejtësisë, ndaj operacioneve fshesa, ndaj shkeljeve të të drejtave tona themelore si njerëz, ndaj racizmit dhe ksenofobisë që janë fenomen i përditshëm këto dhjetë vjetët e fundit. Ka ardhur
koha të dalim në rrugë dhe të kërkojmë të drejtën tonë në dinjitetin njerëzor.
Historia na ka treguar se asgjë nuk dhurohet por fitohet me luftë dhe përpjekje. Pra mjaft më në heshtje shqiptarë. Në qoftë se ne vetë si bashkësi nuk e ngremë zërin tonë dhe nuk dalim në rrugë për të treguar solidaritetin tonë ndaj bashkatdhetarëve tanë, dhe çdo emigranti që ndodhet në Greqi dhe heq po të njëjtat halle me ne, dhuna nuk ndalojë. Këto ditë ishte S. Shelniku. Nesër kush do e ketë rradhën vallë? Pasi dhuna nuk do të ndalojë në qoftë se ne nuk e bëjmë të ndalojë. Sa burra, sa djem, sa fëmijë do të qajmë akoma që të ngrihemi dhe të themi me një zë:MJAFT MË


KOMITETI KOORDINUES i SHOQATAVE të EMIGRANTËVE SHQIPTARË


Τις τελευταίες ημέρες άλλο ένα θύμα προστέθηκε στο μακρύ κατάλογο με τα φονικά «λάθη» των αστυνομικών δυνάμεων. Είναι τυχαίο το ότι το θύμα ήταν ο αλβανός Σ. Σελνίκου; Για τα Μέσα Μαζικής Παραπληροφόρησης φαίνεται πως ναι. Άλλωστε ο μετανάστης από την Αλβανία παρουσιάζεται ως ένας μη παραδειγματικός πολίτης πράγμα που βολεύει και την εκδοχή των αστυνομικών ότι ο δολοφόνος συνάδελφός τους βρισκόταν σε αυτοάμυνα.
Πότε νομιμοποιήθηκε η θανατική καταδίκη στην Ελλάδα; Από πότε οι αστυνομικές δυνάμεις είναι αρμόδιες να δικάσουν και να καταδικάσουν έναν άνθρωπο επί τόπου; Μήπως αυτό είναι το αποτέλεσμα της αδράνειας και αδιαφορίας, της σιωπηρής συναίνεσης σε παρόμοια συμβάντα στο παρελθόν; Μήπως αυτό είναι αποτέλεσμα της εγκληματικής συγκάληψης άλλων παρόμοιων περιστατικών από το κρατικό μηχανισμό και της μη τιμωρίας τους από τα όργανα της “δικαιοσύνης”; Μήπως είναι αποτέλεσμα της ρατσιστικής προπαγάνδας των Μ. Μ. Ε. που είτε θάβουν τέτοια περιστατικά είτε τα παρουσιάζουν με ένα τέτοιο τρόπο που τα νομιμοποιούν στη συνείδηση της κοινής γνώμης; Μήπως είναι αποτέλεσμα του τρομονόμου και της γενικότερης πολιτικής καταπάτησης των ελευθεριών και κρατικής καταστολής που πλήττει κυρίως τα πιο αδύναμα στρώματα αυτής της κοινωνίας μας(μετανάστες, τσιγγάνοι κλπ.);
Με την καινούργια διαδικασία νομιμοποιήσης είχε δοθεί η εντύπωση στους μετανάστες, αλβανούς και μη, ότι καινούργιες και καλύτερες ημέρες έρχονταν, ημέρες χωρίς ρατσισμό, χωρίς επιχειρήσεις σκούπα, χωρίς αστυνομική βία, ημέρες ισότητας. Ας μην ξεγελιόμαστε. Αυτό που έκανε η καινούργια διαδικασία είναι να νομιμοποιήσει την εκμετάλλευση των φθηνών εργατικών χεριών, να σώσει τα ταμεία μη προβλέποντας το δικαίωμα συνταξιοδότησης για τους μετανάστες και βάζοντας του ίδιους να αυτοασφαλίζονται, να νομιμοποιήσει την αβεβαιότητα και την διακριτική μεταχείριση και στο κάτω κάτω την ιδία την ανισότητα που είχε δημιουργηθεί όλα αυτά τα χρόνια. Έτσι η βία συνεχίζεται.
Αυτό δεν θα μας βρει με τα χέρια σταυρωμένα. Ξεκινάμε από τις προσωπικές ανάγκες και πεποιθήσεις εντάσσοντάς τες σε ένα κοινό συμφέρον το οποίο θα πρέπει να εκδηλωθεί μαζικά σε μια κοινή δράση στην οποία θα βρίσκονται κοντά έλληνες και ξένοι ενάντια σε κάθε τι που μας θέλει υποταγμένους και σιωπηρούς, σε κάθε τι που θέλει να μας διασπάσει, να μας απομονώσει και να μας φιμώσει.
Το ποτήρι έχει ξεχειλίσει από καιρό. Ας πάρουμε αφορμή από τις δολοφονίες του αλβανού Σ. Σελνίκου και του τσιγγάνου Μ. Χριστόπουλου για να πούμε με μια φωνή ΦΤΑΝΕΙ ΠΙΑ, φτάνει πια η αστυνομική βία και βαρβαρότητα, φτάνει πια η κρατική υποκρισία και καταπάτηση κάθε δικαιώματος και ελευθερίας, φτάνει πια ο ρατσιστικός και ξενοφοβικός λόγος των Μ.Μ.Ε., φτάνει πια η εκμετάλλευση και η αβεβαιότητα.
Διεκδικούμε πραγματική ισότητα και το δικαίωμα μας στην αξιοπρέπεια.


ΣΥΝΤΟΝΙΣΤΙΚΗ ΕΠΙΤΡΟΠΗ ΟΡΓΑΝΩΣΕΩΝ των ΑΛΒΑΝΩΝ ΜΕΤΑΝΑΣΤΩΝ

Locations of visitors to this page